Orët mësimore në shkollat e Kosovës nuk inspektohen asnjëherë

- Advertisement5 -

Mungesa e inspektorëve arsimor dhe inspektimi në orët e mësimit po vazhdon të jetë problem që ndikon edhe në cilësinë e arsimit në Kosovë. Përderisa numri i inspektorëve duhet të jetë afër nëntëdhjetë, për momentin në Ministrinë e Arsimit janë vetëm njëzetë e katër.

- paragrafi 1 -

Derisa Ministria e Arsimit Ministria hapi konkurse për inspektorë por se të njëjtit janë anuluar dhe se përfundimi ka qenë pa inspektorë të rinj, ekspertët e kësaj fushe, theksojnë se numër aktual i inspektorëve është shumë i vogël dhe për këtë arsye në shumë shkolla në vend, nuk ka ndodhur inspektimi i orëve mësimore asnjëherë.

- Advertisement -

Drejtori i shkollës profesionale “Shtjefan Gjeçovi”, në Prishtinë, Blerim Gërvalla për KosovaPress, ka thënë se inspektim në orët mësimore nuk ka pasur për një kohë të gjatë.

Ai tha se monitorimi i orëve mësimore nga inspektorët e arsimit, do të kishte ndikim në ngritjen e cilësisë si tek mësimdhënësit, ashtu edhe tek nxënësit.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit (SBASHK), Rrahman Jashari ka thënë se inspektimi në çdo shkollë është i mirëpritur nga mësimdhënësit dhe së kjo metodë e inspektimit duhet të hyjë në funksion sa më shpejt.

- Advertisement -

Sipas tij, dobësitë e mësimdhënësve duhet të largohen me inspektorë në klasa.

Se mungon inspektimi pedagogjik në orët mësimore dhe se në shkollat në Kosovë, nuk është bërë asnjëherë e thotë edhe eksperti i arsimit, Dugagjin Popovci.

Ai për KosovaPress ka thënë se hapi i parë që duhet të merr ministria është hapja e konkurseve për inspektorë.

Ndërkaq, Ministria e Arsimit në një përgjigje me shkrim, i ka thënë KosovaPress-it, se numri aktual i inspektorëve është 24. Gjithashtu inspektorati arsimit po vazhdon të trajnojë ata në mënyrë që rezultati i inspektimeve në shkolla të jetë sa më efikas.