E hënë, 13 Janar, 2025

“Orët e kujdestarisë mbahen gjatë orëve mësimore”

- Advertisement1-

Secila klasë në shkollat e Kosovës, e ka edhe kujdestarin e saj. Përveç lëndës që e japin rregullisht, ata duhet që me nxënësit e vet të mbajnë edhe orë kujdestarie, ndaras nga orët e rregullta.

Por ka të tillë që diskutimet për çështjet e kujdestarisë, i mbajnë gjatë orëve të mësimit. Njohësit e fushës thonë se kjo e dëmton procesin mësimor.

- Advertisement -

“Në këtë mënyrë humbin orët që kanë qenë të parapara të mbahen me arsimtarin e lëndës, andaj si pasojë e kësaj ata do të ngecin në njohuritë dhe shkathtësitë në lëndën e caktuar. Shtimi i orëve të kujdestarisë do të ishte një hap i qëlluar”, tha Argjent Osmani, njohës i arsimit.

Një praktikë të tillë e mohon drejtori i shkollës fillore “Emin Duraku” në Prishtinë, Visar Osmani. Sipas tij, kujdestarët e klasave, për këtë çështje, mbajnë orë veçmas.

“Te ne nuk mbahen orët e kujdestarisë gjatë orëve mësimore, fatmirësisht mësimdhënësit e kanë kuptuar rëndësinë. Ata që janë kujdestarë të mbajnë orë kujdestarie. Së paku 1 herë në 2 javë dhe e bëjnë në baza vullnetare”, tha Osmani.

Osmani kërkon kompensim me pagesë për këto orë. Një gjë e tillë pritet të përfshihet në një udhëzim të ri administrativ.

“Ende nuk ka dalë në dëgjim publik, po, sipas tij, parashihet që me u pagua. Mendoj që është e domosdoshme që të jetë ora e kujdestarisë…”, tha Osmani.

Për pjesën e kompensimit, mendojnë ndryshe njohësit. Sipas Argjend Osmanit mbajtja e orëve të kujdestarisë do të plotësonte orarin e tyre prej 40 orësh në javë.

- Advertisement -rrrrrrr

“Mësimdhënësit paguhen për orar të plotë d.m.th. për 40 orë në javë dhe mendoj kjo do të ishte një pjesë e punës së tyre. Duhet të jemi të arsyeshëm 40 orë në javë është numër i madh i orëve që nuk besoj se nuk do të kishte qenë shumë problem për mësimdhënësit”, tha Argjend Osmani, njohës i arsimit.

Orët e kujdestarisë janë të parapara në rregulloret për organizimin e punës në shkolla fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta. Ato përcaktohen nga drejtoritë e caktuara komunale të arsimit për shkollat e asaj komune. /ATV

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjuha shqipe në Zvicër, përpjekjet për ruajtjen e identitetit

Në qytetin piktoresk të La Chaux-de-Fonds, në kantonin e Neuchâtel-it, gjuhës shqipe i është...

14-vjeçari nga Kaçaniku mbetet pa shkollim, nëna e tij kërkon ndihmë nga institucionet

Në banka shkollore nuk është ulur për afro dy vite. Kjo pasi, djali 14 vjeçar...

Moti i keq në Shqipëri, pezullohet mësimi në 77 shkolla

Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri ka njoftuar se, për shkak të situatës...

Reshjet e borës: Pezullohet mësimi në 77 shkolla në Shqipëri

Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri ka njoftuar se, për shkak të situatës...