ORCA: Senati i UP-së ka shpallur plagjiatorë profesorët Bujar Dugolli e Ardian Kastrati

- Advertisement -

Organizata për rritjen e cilësisë në arsim (ORCA), përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se Senati i UP-së ka shpallur plagjiatorë profesorët Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati.

- paragrafi 1 -

“Edhe një hap në luftën kundër plagjiaturës. Në mbledhjen e djeshme të Senatit të UP-së, në pikën e dytë të rendit të ditës, u konfirmua gjetja e Këshillit të Etikës së UP-së, e cila i shpallë plagjiatorë prof. Dr. Bujar Dugollin dhe prof. Ass. Ardian Kastratin. Tashmë gjetja e ORCA-s që këta të dy janë plagjiatorë, e cila për herë të parë u bë publike në vitin 2021, e mban edhe vulën e Senatit të Universitetit të Prishtinës edhe atë të Këshillit të Etikës së Universitetit të Prishtinës”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

ORCA shton se ajo që mbetet shqetësuese është ndëshkimi qesharak për dy plagjiatorët.

“Kosova mund të jetë vendi i vetëm në botë, në të cilin kur institucionet shpallin dikë plagjiator, ai vazhdon punën me ndëshkim qesharak si mosmentorim i temave të masterit dhe doktoratave për një kohë të caktuar”, thuhet në njoftim.

ORCA ka theksuar se do të angazhohet që kjo të mos mbetet kështu, duke kërkuar reagimin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci e cila sipas kësaj organizate ka premtuar publikisht se nuk do të ketë tolerancë për plagjiaturën, që të luajë rolin e saj si garantuese e zbatimit të ligjeve në fuqi që lidhen me arsimin, në atë mënyrë që plagjiatura të ndëshkohet në mënyrë meritore.