Si shumë shkolla të vendit, edhe “Emin Duraku” në Prishtinë, orën e parë mësimore ia ka kushtuar jetës dhe veprës së Presidentit të parë të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në shënim të 20 vjetorit të vdekjes së tij!
Njoftimi nga shkolla “Emin Duraku” në Prishtinë:
Sot, ora e parë mësimore iu kushtua jetës dhe veprës së Presidentit të parë të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në shënim të 20 vjetorit të vdekjes së tij!
Në vitet më të rënda për vendin, edhe shkolla jonë ishte qendër e organizimit të sistemit paralel të arsimit, e udhëhequr nga vizioni paqësor dhe largpamës i Presidentit Rugova.
Në ato rrethana të vështira, arsimi u bë themel i qëndresës dhe shpresës për të ardhmen.
Përmes kësaj ore përkujtimore, nxënësit tanë u njohën më nga afër me figurën historike të Ibrahim Rugovës, me rolin e tij në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Interesimi, pyetjet dhe diskutimet e gjeneratave të reja dëshmojnë se vlerat e tij vazhdojnë të jetojnë dhe të përcillen ndër breza.
Shkolla jonë mbetet e përkushtuar në edukimin e nxënësve me frymën e paqes, dijes dhe përgjegjësisë qytetare, duke ruajtur kujtesën historike dhe duke ndërtuar të ardhmen.
Figura e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova mbetet udhërrëfyes për gjeneratat e reja, frymëzim për dije, paqe dhe përgjegjësi.


