E hënë, 20 Janar, 2025

Opozita kërkon mocion mosbesimi ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci

- Advertisement1-

Partitë opozitare të Kuvendit të Kosovës, kanë filluar kërkimin e nënshkrimeve për mocion mosbesimi ndaj ministres së Ministrisë së Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci, pas rezultatit që dha Kosova në testin PISA.

Siç ka mësuar Gazeta Online Reporteri.net, nisma është iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

- Advertisement -

Një deputete, në kushte anonimiteti ia ka konfirmuar gazetës se tashmë veçse ka filluar kërkimi i nënshkrimeve.

“Po, janë duke na kërkuar nënshkrime për mocion mosbesimi për ministren e Arsimit…”, ka thënë kjo deputete nga opozita.

Kosova është renditur ndër të fundit në tri testet e programit ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve, PISA.

Ajo e ka zënë vendin e 74-të në matematikë – fushën kyçe në testim – dhe vendin e 76-të në lexim.

Në të dyja fushat, Kosova ka pësuar rënie në performancë me 11 pikë më pak, në krahasim me testet e vitit 2018.

Në shkencë, Kosova është renditur e 77-ta, me tetë pikë rënie.

- Advertisement -rrrrrrr

Ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci, ka thënë se pandemia e koronavirusit ka ndikuar në këtë rezultat.

“Rezultatet, të cilat janë bërë publike sot, kanë qenë të pritshme, duke pasur parasysh se në këtë cikël të testimit, që u organizua në pranverën e vitit 2022, kemi pasur një situatë menjëherë pas pandemisë”, ka thënë ajo në një konferencë për media.

Ndër tjerash, ajo ka përmendur se rezultat të ngjashëm kanë parashikuar edhe raportet vendore dhe ndërkombëtare, dhe se pandemia ka ndikuar në performancën edhe të vendeve të tjera.

“Në Kosovë ka pasur edhe situata tjera, pandemia ka gjetur shkolla me sfida të ndryshme të implementimit të teknologjisë, mësimi nga distanca, ndërrimet e shumta në politikëbërje në qeverisje”, ka thënë ndër tjerash Nagavci.

Testimet e PISA-s nuk lidhen me planprogramet mësimore të vendeve pjesëmarrëse, por me zbatimin e mësimeve në përditshmëri.

Nga Kosova kanë marrë pjesë 6.027 nxënës nga 229 shkolla.

Në Kosovë pati reagime të shumta për këto rezultate.

Madje të enjten, Organizata Studentore “Reforma” ka mbajtur aksion simbolik para ministrisë së Arsimit, në shenjë proteste për rezultatet e Testit PISA dhe gjendjen e arsimit në Kosovë.

Ata në objektin e kësaj ministrie ata kanë vendosur diplomën e ministres, Arbërie Nagavci duke treguar pakënaqësitë e tyre për këto rezultate./Reporteri.net

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...