Omar Hasi nga Drenasi i pari në Olimpiadën Komunale të Gjuhës Shqipe

- Advertisement5 -

Shkolla “Halil Bajraktari” në Drenas ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në fushën e arsimit, duke dëshmuar se puna e vazhdueshme dhe tradita e rezultateve sjellin arritje konkrete, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Nxënësi i klasës së nëntë, Omar Hasi, është renditur në vendin e parë në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe në nivel komunal, duke grumbulluar numrin më të madh të pikëve në këtë garë.

- Advertisement - M1

Përmes një njoftimi, drejtoria e shkollës ka shprehur krenarinë për këtë sukses, ndërsa ka falënderuar për kontributin ish-mësimdhënësen Shukrije Koca dhe mësimdhënësen Qendresa Kluna për përkushtimin e treguar në përgatitjen e nxënësit.

681208167 1457953856371384 1158785954581085381 n

Shkolla gjithashtu i ka uruar Omar Hasit suksese të reja në garat e ardhshme, duke e cilësuar këtë arritje si motivim për gjithë komunitetin shkollor.

- Advertisement - m2