E diel, 24 Nëntor, 2024

Olsa Domi, nxënësja nga Gjakova boton librin e dytë: Shkrimin e kam pasion, e ardhmja ime te shkencat kompjuterike

- Advertisement1-

Autor: Albanian Kids Education


Ende nuk ka mbushur 18-vjeç, por Olsa Domi, nxënëse e gjimnazit “Hajdar Dushi”, në Gjakovë tashmë ka dy libra të botuar, ku i fundit është  “Formula metaforike”.

- Advertisement -

Olsa në një intervistë dhënë për Albanian Kids Education (www.kidsofkosova.net) na flet për librat që ka botuar, tregon nga pasioni për shkrimin, dhe sigurisht se ku e sheh vetën në atë ardhmen.

Lexoni intervistën e plotë me nxënësen Olsa Domi:

Për lexuesit tonë, një CV e shkurtër e juaja?

Unë jam Olsa Domi. Jam 17 vjeç dhe vijoj mësimin në gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë. Jam pjesëmarrëse në organizatën YMCA dhe momentalisht, jam e fokusuar në kurse përgaditore për shkencat kompjuterike. Krahas kësaj, vazhdimisht përpiqem të zhvilloj pasionin që më ndjek pas tërë kohën: shkrimin artistik. Në vitin 2020, në moshën 15-vjeçare, botova librin tim të parë; ndërsa më 25 tetor të këtij viti, arrita të botoj librin e dytë.

Ju keni nisur të ndërtoni emrin si një shkrimtare e re. Na tregoni se kur e kuptuat se ju pëlqen të shkruani libra?

Shkrimin gjithmonë e kam konsideruar si një hapësirë shprehëse dhe si një mjet të artikulimit për temat që synoj të argumentoj. Prandaj, që nga mosha 10-vjeçare fillova të ruaj hartimet dhe esetë që shkruaja. Strategjia e ruajtjes së hartimeve ishte edhe hapi i parë i fillimit të përgaditjes së librit të parë. Disa konsolidues të pasionit për të shkruar ishin edhe garat komunale e kombëtare për kreativitet kulturor dhe shkrim artistik. Kështu, përmes personave përkrahës që më rrethonin dhe ambicies për gjallërimin e kësaj arkive veprash, të shkruarit tek unë pësoi një hov evoluimi dhe synimi për avancim.

- Advertisement -rrrrrrr

Cili është libri juaj i parë. Na flsini pak për të?

Libri im i parë, i publikuar në qershor të vitit 2020, titullohet “Brenda universit tim”. Te ky libër shfaqet zhvillimi im personal në një interval kohor prej një viti. Përmes një nuance të “të menduarit të thellë”, kam shprehur këndvështrimin tim për nocione që janë shumë të pranishme në përditshmërinë tonë, si: koha dhe rëndësia e saj, paragjykimet, empatia dhe apatia, prioritetet dhe evolucioni personal, etj.

Tashmë keni botuar dhe librin e dytë. Na tregoni më në detaje për të, çfarë është përmbajtja e tij?

Libri i dytë, i titulluar “Formula metaforike”, është një roman me bazën e njejtë të “të menduarit në mënyrë metafizike”, por kësaj radhe, është e pranishme edhe një ngjarje në zhvillim. Personazhi kryesor do të ballafaqohet me një sfidë shkencore, ku me anë të perspektivës shumëdimensionale, do synojë të zbulojë formulën e kërkuar. Por, njohuritë akademike nuk mjaftojnë në këtë rast. Ajo, përmes analizave të thella dhe kuptimplota, do mundohet të gjejë diçka më të madhe se sa një formulë fizike. Në fund të librit, personazhi arrin të transmetojë mesazhin kryesor përmes “formulës metaforike”, që simbolizon edhe teorinë e jetës.

A do të vazhdoni të shkruani libra? Nëse po, për çfarë tematika do të shkruani librin e radhë?

Shkrimi i librave nuk ka qenë asnjëherë një “agjendë e planifikuar” për mua. Por, diçka është e sigurt: shkrimi do të ngelet gjithmonë një formë shoqëruese e natyrës sime shprehëse. Përderisa vullneti për të hedhur në fletë artikulimet që përshkojnë mendjen time ekziston, libri do të jetë një hije e pandashme e figurës sime. Sa i përket tematikave që synoj të shtjelloj, ia vlen të theksoj rëndësinë që kanë shkencat në perspektivën time personale. Prandaj, shkrimi im do mbetet i fokusuar në gërshetimin e tematikave shkencore dhe të menduarit metafizik.

Sa është e vështirë për ju të shkruani një libër kur dihet se nevojitet përkrahje edhe financiare. Si ia delni?

Mendoj se përgjigjes së kësaj pyetjeje më së shumti i përkon një falënderim ndaj familjes sime, për përkrahjen që më ofruan në çdo aspekt të këtij rrugëtimi.

Si e shihni të ardhmen tuaj? Një shkrimtare e ardhshme shqiptare?

Mendoj se për të gjithë, e ardhmja është një gjëegjëzë. Vetëm se në këtë rast, përgjigja e enigmës është në duart tona. Për këtë arsye, mund të shprehem lirshëm se fokusi im nuk qëndron “kryesisht” te shkrimi. Ajo çka synoj të konsideroj prioritet është zhvillimi në shkenca, konkretisht, ato kompjuterike. Kjo rrjedh si pasojë e korrelacionit që kjo fushë përmban mes logjikës shkencore dhe asaj të “shkrimit”, apo kodimit në këtë rast. Por, ritheksoj faktin se shkrimi është një pasion që do më ndjek pas tërë kohën, pa asnjë dyshim.

Mesazhi juaj për të gjithë nxënësit, pse jo edhe mësimdhënësit?

Mendoj se është rasti i duhur që të kthejmë fokusin te “formula metaforike”. Mesazhi im ndaj të gjithëve, përmes një fragmenti të shkëputur nga libri është:

“Ajo çka ka vlerë në jetë është aftësia e kontrasteve. Buzëqesh, kur diçka të mundon; zhvillohu kur të tjerët tentojnë të të shkaktojnë ngecje; mendo kur të tjerët veprojnë; vepro kur të tjerët të demoralizojnë; e më e rëndësishmja: shpreh dashuri kur gjithandej të rrethon urrejtja, sepse në fund të ditës:

Jeta = Dashuri / Urrejtje”.

/Albanian Kids Education/

 

 

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Në Mitrovicë u mbajt testi për një grup të mësimdhënësve që e përfunduan trajnimin

SBASHK organizoi testin për një grup të mësimdhënësve nga qyteti i Mitrovicës, të cilët...

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...