E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Olimpiada Matematike për Vajza, për herë të parë në Kosovë

- Advertisement1-

Në mledhjen e djeshme të Qeverisë, (në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave) Qeveria ka marrë vendim edhe për ndarjen e 200.000 mijë eurove për organizimin e Olimpiadës Matematike për vajza (EGMO 2025).

E për këtë çështje, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se kjo olimpiadë organizohet nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës, dhe sipas saj ky do të jetë organizim prestigjioz ndërkombëtar që do të mbahet nga data 11 deri në 17 prill 2025 në Prishtinë.

- Advertisement -

Sipas Nagavcit, gara zhvillohet çdo vit në një vend të ndryshëm të Evropës me pjesëmarrje të rreth 60 shteteve, duke i përfshirë edhe shtetet jo-evropiane që marrin pjesë si mysafirë.

“Që nga marrja e mandatit si Qeveri, kemi ofruar mbështetje shumëdimensionale për matematikanët e rinj, mes të tjerash përmes subvencioneve të përvitshme për Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës, dhe mbështetje për pjesëmarrjen e tyre në gara ndërkombëtare. Kosova do të ketë jo vetëm një organizim historik, por edhe përfaqësim dinjitoz të vajzave tona. Sot dhe çdo ditë për vajzat tona, sot dhe çdo ditë për të rinjtë, për vendin tonë!”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...