Olimpiada e Përbashkët e Gjuhës Shqipe Shqipëri–Kosovë nis më 17 prill

- Advertisement5 -

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Mirela Kumbaro Furxhi, ka njoftuar zhvillimin e Olimpiadës së Dytë të Përbashkët të Gjuhës Shqipe mes Shqipërisë dhe Kosovës, një aktivitet që synon të vlerësojë njohuritë e nxënësve të klasave të nënta dhe të forcojë bashkëpunimin arsimor ndërmjet dy vendeve, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Olimpiada do të nisë me fazën e parë më 17 prill 2026 në mjediset e shkollave, për të vijuar më 25 prill me fazën e dytë në nivel vendor.

- Advertisement - M1

Nxënësit më të suksesshëm do të kalojnë në fazën kombëtare më 9 maj, ndërsa faza përmbyllëse ndërshtetërore do të mbahet më 23 maj në Prishtinë, duke sjellë së bashku më të mirët nga të dy vendet në një garë të përbashkët mbi gjuhën shqipe.

Postimi i saj:

📌 Pas finales së sotme të Konkursit të Gjuhës Shqipe, 💫 vjen Olimpiada e Dytë e Përbashkët e Gjuhës Shqipe 🇦🇱🇽🇰 SHQIPËRI – KOSOVË,✍️📖 një konkurs me nxënësit e klasave të nënta të shkollave në Shqipëri dhe Kosovë, të cilët ftohen të marrin pjesë në këtë rrugëtim të veçantë për të testuar dhe vlerësuar njohuritë e tyre mbi gjuhën tonë amtare📚, do të nisë me fazën e parë në mjediset e çdo shkolle më datë 17 prill 2026, për të vijuar më pas me fazën e dytë në nivelin vendor të zyrave arsimore më 25 prill.

- Advertisement - m2

Nxënësit që do të kualifikohen do të përfaqësojnë dijet e tyre në fazën e tretë në nivel kombëtar më datë 9 maj, ndërsa kulmi i këtij bashkimi 🇦🇱🇽🇰 do të arrijë në fazën e katërt ndërshtetërore, e cila do të mbahet në 📍Prishtinë më 23 maj.

🇦🇱Gjuha jonë ndër shekuj ka shërbyer si urë e pathyeshme dhe si trashëgimi e vyer që na mban të lidhur pas rrënjëve tona🖤❤️