Olimpiada e Gjuhës Shqipe për Shkollat e Mesme në Kosovë e Shqipëri do të mbahet në mars të 2025-tës

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka nënshkruar organizimin e Olimpiadës së Gjuhës Shqipe për Shkollat e Mesme, e cila do të zhvillohet në marsin e vitit 2025, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i Nagavcit:

- Advertisement -

Së bashku me homologen time, Ministren Ogerta Manastirliu, nënshkruam organizimin e Olimpiadës së Gjuhës Shqipe për Shkollat e Mesme, e cila do të zhvillohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Republikën e Kosovës dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit në Republikën e Shqipërisë në marsin e vitit 2025.

Vazhdojmë të ndërmarrim hapa konkretë për inkurajimin e të rinjve e të rejave për promovimin e vlerave të gjuhës sonë amtare, duke nisur në familje e në shkollë, gjatë gjithë jetës dhe me të gjitha format.

- Advertisement -