E hënë, 24 Shkurt, 2025

Ogerta Manastirliu, ministrja e re e Arsimit në Shqipëri

- Advertisement1-

Ogerta Manastirliu, ministrja e re e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
ZNë Asamblenë e Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot ndryshimet në qeveri. Ish ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tashmë do të mbajë postin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike emrat e ministrave të rinj të kabinetit qeveritar pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste. Kështu, në vend të Evis Kushit do të jetë Ogerta Manastirliu e cila do të drejtojë Ministrinë e Arsimit dhe të Sportit.

- Advertisement -

Ogerta Manastirliu

U lind në Tiranë më 31 dhjetor 1978. Kreu studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, ku ka marrë edhe titullin “Master në Shkencë” në degën e Kimisë së Përgjithshme. Ajo mban titullin “Doktor i Shkencave”, në Kimi Analitike dhe Mjedis.

Prej vitit 2009, është angazhuar si pedagoge e jashtme pranë këtij Fakulteti. Ka shërbyer në Bashkinë e Tiranës, fillimisht në vitin 2004, në Drejtorine e Koordinimit të Projekteve. Gjatë viteve 2005-2011, ka drejtuar Drejtorinë e Strehimit dhe Sherbimit Social, ku ka qenë një nga kontribueset kryesore në hartimin dhe vënien në zbatim të Strategjise Lokale të Strehimit Social. Në periudhën 2011-2013, ajo është angazhuar si eksperte për menaxhimin dhe koordinimin e politikave sociale dhe burimeve njerëzore për organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombetare, si UNFPA, Friedrich Ebert Stiftung, etj. Prej shtatorit 2013 deri në mars 2017, Znj. Manastirliu drejtoi Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Nga marsi 2017 ka qenë Ministre e Shëndetësisë e Republikës së Shqipërisë. Tashmë ajo do të drejtojë Ministrinë e Arsimit dhe të Sportit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...