E hënë, 20 Janar, 2025

Ofendonte rëndë ish-gruan, institucionet i heqin fëmijët nga duart babait abuzues

- Advertisement1-

Emisioni Stop në Tv Klan iu drejtua Shërbimit Social të Bashkisë Mallakastër për rastin skandaloz të Jetnor Islamajt, i cili ofendonte ish-gruan në sy të 3 fëmijëve.


Fëllënxa Haxhiaj Islamaj kishte marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtje dhe babait iu hoq përkohësisht kujdestaria e fëmijëve. Por ky vendim nuk ekzekutohej.

- Advertisement -

Pëllumb Lamaj, përgjegjësi i Shërbimit Social, shprehet se ekzekutimi i vendimit nuk është bërë, pasi nuk kanë pranuar fëmijët.

Pasi gazetarja e Stop i vendosi në dispozicion videon skandaloze, ku ish-bashkëshorti e quan k*rvë zonjën në sy të fëmijëve, situata ndryshon dhe ai thotë se vendimi do të ekzekutohet.

Së bashku me efektivë të policisë të Mallakastrës, Shërbimin Social dhe përmbaruesin udhëtojmë drejt fshatit, ku ndodhet banesa e burrit dhunues dhe arrijmë të marrim fëmijët, për t’i bashkuar me të ëmën.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...