E hënë, 24 Shkurt, 2025

OBSH kundër mbylljes së shkollave për shkak të coronavirusit

- Advertisement1-

Krahu evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u bëri thirrje qeverive që mos t’i mbyllin shkollat, edhe pse numri i rasteve me koronavirus është rritur në shumë vende.


OBSH-ja tha se, me afrimin e dimrit, më shumë se gjysma e 53 vendeve të rajonit evropian të saj kanë raportuar rritje të dukshme të shkallës së infeksionit te të gjitha grup-moshat.

- Advertisement -

“Nëse ndërmerren kufizime për të zvogëluar ose kontrolluar transmetimin, shkollat duhet të jenë vendet e fundit që mbyllin dyert dhe të parat që do t’i rihapin, me masa të duhura parandaluese të infeksionit”, tha përmes një deklarate OBSH-ja.

“Ndërprerja e shkollimit të fëmijëve duhet të jetë zgjidhja e fundit”, tha ajo.

OBSH-ja, në vend të mbylljes së institucioneve arsimore, rekomandoi një qasje më të gjerë për reduktimin e transmetimit të koronavirusit.

“Kjo përfshin mjediset e shkollimit, ku distanca fizike, pastrimi i shpeshtë i duarve, mbajtja e maskave, sigurimi i ventilimit adekuat në klasa dhe rritja e numrit të testimeve janë të rëndësishme”, thuhet në deklaratë.

Vitin e kaluar, mbyllja e shkollave ka ndërprerë shkollimin e miliona fëmijëve dhe të rinjve dhe ka bërë më shumë dëm sesa dobi, tha Hans Kluge, drejtor i Zyrës për Evropën në OBSH.

“Ne nuk mund t’i përsërisim të njëjtat gabime”, tha Kluge.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...