E martë, 22 Tetor, 2024

OBSH-ja kërkon që fëmijët më të rritur se 12 vjeç të bartin maska

- Advertisement1-

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se fëmijët që nga mosha 12-vjeçare dhe më të rritur duhet të bartin maska për të ndihmuar në parandalimin e pandemisë së koronavirusit.

Sipas OBSH-së, këta fëmijë duhet t’i bartin maskat sikur të rriturit, ndërsa ata nga mosha 6 e deri 11 vjeç duhet t’i bartin maskat në raste ku ka shenja rreziku.

- Advertisement -

Fëmijët më të rritur se 12 vjeç duhet të bartin maska kur distanca prej një metër me të tjerët s’mund të mbahet, ka thënë OBSH-ja dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) në një dokument të publikuar bashkë, raporton “Reuters”.

Teksa për fëmijët mes 6 dhe 11 vjeç bartja e maskës varet nga shumë faktorë, duke përfshirë intensitetin e transmetimit në hapësira të caktuara, mundësinë që fëmija të bartë një maskë, e kontrollit nga të rriturit, kanë thënë dy organizatat.

Fëmijëve më të vegjël nuk u kërkohet të bartin maska bazuar në sigurinë dhe interesin e përgjithshëm për fëmijët.

Studimet kanë treguar se fëmijët mund të luajnë rol aktivë në bartjen e koronavirusit, kanë thënë OBSH-ja dhe UNICEF-i duke shtuar se duhen më shumë të dhëna për të kuptuar rolin e vërtetë të bartjes së virusit nga ta.

Fillimisht OBSH-ja më 5 qershor kishte kërkuar nga njerëzit të bartin maskat për të reduktuar shpërndarjen e koronavirusit, ndërsa më herët s’kishte ndonjë udhëzim për fëmijët.

Më shumë se 23 milionë njerëz janë regjistruar si të infektuar me koronavirus në gjithë botën që kur u identifikua në fund të vitit të shkuar në Kinë. 800 mijë kanë humbur betejën me COVID-19.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...