E diel, 24 Nëntor, 2024

OBSH dhe UNICEF kanë një kërkesë për shkollat në Europë në kohë COVID

- Advertisement1-

Shkollat ​​në të gjithë Europën duhet të qëndrojnë të hapura dhe të merren të gjitha masat për stafin dhe fëmijët, sipas një deklaratë të përbashkët të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe UNICEF.


“Pandemia ka shkaktuar ndërprerjen më katastrofike të arsimit në histori,” tha Hans Kluge, kreu i rajonit të OBSH -së në Europë . “Është jetike që të vazhdojë mësimi në klasa pa ndërprerje.”

- Advertisement -

Kluge tha se ndërsa pandemia është ende midis nesh, “arsimimi i fëmijëve në mënyrë të sigurt duke qenë të pranishëm në shkolla është parësor për shëndetin mendor dhe aftësitë shoqërore dhe duhet të jetë një objektiv parësor për qeveritë.

44 nga 53 vende në rajonin e OBSH-së në Europë mbyllën shkollat ​​e tyre në shkallë vendi në kulmin e valës së parë të pandemisë në prill 2020, ndërsa shumica u rihapën në shtator.

Të dy organizatat thanë se mësuesit dhe personeli i shkollës duhet të jenë grupet kryesore që duhet të vaksinohen, duke shtuar se të gjithë fëmijët e moshës mbi 12 vjeç me probleme shëndetësore gjithashtu duhet të vaksinohen.

“Që pandemia të marrë fund ne duhet të përshpejtojmë fushatën e vaksinimit në të gjitha vendet, përfshirë mbështetjen e prodhimit dhe shpërndarjes së vaksinave,” tha ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...