E diel, 23 Shkurt, 2025

Obligimi i edukimit parafillor mirëpritet nga prindërit, problem mund të jenë hapësirat

- Advertisement1-

Me nisjen e vitit të ri shkollor në shtator, pritet që të ketë një numër më të madh të nxënësve të moshave 5 dhe 6 vjeçare.

Kjo pasi më hyrjen në fuqi të ligjit për “Edukimin në Fëmijërinë e Hershme” pritet të bëhet obligative jo vetëm edukimi parafillor, por edhe edukimi i fëmijëve nga 0 deri në 5 vjet.

- Advertisement -

Përfaqësuesja e prindërve të edukimit parafillor, Albana Ramadani Osmani, duke sqaruar ndikimin e edukimit parafillor, thotë se një gjë e tillë ka qenë e domosdoshme.

Një ligj i tillë po mirëpritet nga njohës të fushës së arsimit, përcjell tëvë1.

Megjithatë Rinor Qehaja, nga instituti Edguard, është skeptik në lidhje me kapacitetin e hapësirave.

E përmes një përgjigje elektronike, Ministria e Arsimit thotë se kanë planifikuar 6.5 milionë euro për ndërtimin e çerdheve të reja.

“Numri i institucioneve parashkollore në nivel vendi, nuk është i mjaftueshëm, mirëpo MASHTI në Strategjinë e Arsimit 2022-2026, edukimin parashkollor e ka renditur në objektiven e parë strategjike, duke i kushtuar rëndësi të veçantë rritjes së hapësirave fizike dhe po ashtu është duke punuar me intensitet të shtuar edhe në licencimin e institucioneve parashkollore private. Në Ligjin për buxhetin e këtij viti, kemi planifikuar 6.5 milionë euro për ndërtimin e çerdheve të reja”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Arsimit.

Ndër të tjera në përgjigjen e Ministrisë së Arsimit, thuhet se do të ketë edhe investime në renovime ose adaptime të objekteve shkollore.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....