Nysrete Bytyqi, zgjidhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Astrit Bytyçi” në Ferizaj

- Advertisement5 -

Nysrete Bytyqi, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën “Astrit Bytyçi” në Ferizaj, shkruan Albanianeucation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - M1

Sot, për të shënuar Ditën e Mësuesit, u nda Mirënjohje për Mësimdhënësen më të dalluar të shfmu”Astrit Bytyçi”, Nysrete Bytyqi e cila plotësoi kriteret e parapara nga institucionet arsimore.

Nysrete Bytyqi, është e rregullt në mësime, shumë e dashur për nxënësit dhe bashkëpunuese me prindërit.

Ajo ka qenë çdoherë e gatshme për bashkëpunim me organet udhëheqëse dhe gjithë kolektivin, duke qenë pjesë e Këshillave dhe komisioneve të rëndësishme të shkollës.

- Advertisement - m2

Kontributi i saj përveç në edukimin e shumë brezave, ka qenë edhe përfitimi i disa projekteve për shkollën, si klasa e shek XXI, klasa e leximit etj.

Ajo ishte pjesëmarrëse e shumë trajnimeve, ku kishte mbi 600 pikë të akredituara nga MASHT.

Andaj, sot i urojmë mësueses Nysrete dhe të gjithë mësimdhënësve të vazhdojnë të jenë modeli më i mirë për fëmijët tanë🥰