E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Nxitur nga loja në “Tik Tok”: Shkon në 13 numri i nxënëseve në Gjakovë që lënduan duart me mjete të mprehta

- Advertisement1-

Është rritur në 13 numri i nxënëseve në qytetin e Gjakovës që i kanë lënduar duart e tyre me mjete të mprehta të nxitur nga një video (lojë) në ‘TikTok’.

Dyshohet se këto nxënëse janë të klasave 6 deri 9 të shkollave në Gjakovë.

- Advertisement -

Drejtoresha e Arsimit, Eranda Kumnova-Baçi, ka konfirmuar për AlbanianEducaion.net se janë 13 nxënëse që janë lëndduar.

Sipas drejtoreshës Kumnova-Baçi, rastet janë shtuar pasi janë realizuar kontrollat e nxënëseve në klasa nga drejtorët e shkollave, së bashku me psikologun dhe kujdestarin e klasës.

“Sot masi u kam thanë drejtorëve të shkollave që me hy në kontrolla në krejt klasat, d.m.th. në ora 16:00 e kam marrë prej Policisë një numër deri në 13 raste. Pra, të konfirmuara janë 13 raste” , ka thënë Kumnova-Baçi.

Ajo ka thënë se nxënëset e vet-lënduara janë të shkollave të ndryshme në Gjakovë dhe se të gjitha janë vajza.

“Krejt janë vajza, janë të lënduara në duar, e njëjta, d.m.th. të njëjtat shenja janë, në dorë, vetëm në të dy duart”, tha ajo.

“Kjo është një sfidë është në ‘TikTok’ se unë hina edhe e pash masnej se më interesojke kështu. Ata e marrin mprehësen e lapsave, e kanë një pjesë të mprehtë që hjeket me një kështu të vogël që i mprejnë lapsat, a po e din, është si një brisk i vogël. Atë e hjekin dhe atë e marrin me veti, e përdorin me bo, d.m.th. me atë e bëjnë [lëndimin]” – ka treguar Kumnova-Baçi.

- Advertisement -rrrrrrr

Ajo e ka konfirmuar se kontrollat e nxënësve në klasa nga drejtorët e psikologët e shkollave dhe kujdestarët e klasave në Gjakovë do të vazhdojnë dhe se nuk do t’u lejohet nxënësve përdorimi i telefonit gjatë kohës sa janë në shkollë.

“Po, edhe nesër [do të vazhdojmë me kontrolla të nxënësve në klasa], edhe i kemi ndalu prej nesër asnjë telefon. Me zbatu në përpikmëri edhe rregulloren komunale të Arsimit edhe udhëzimin e MASHTI-t që asnjë telefon ma në shkollë s’ka me pas”, ka theksuar Kumanova-Baçi.

 

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...

Pensionohet arsimtari i lëndës së matematikës, Ali Bytyçi nga Rahoveci

Është pensionuar arsimtari i lëndës së matematikës Ali Bytyçi nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Postimi i...

Pensionohohen mësimdhënësit Vahide Ibrahimi dhe Shaqir Pira

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta...