E diel, 23 Shkurt, 2025

Nxënësve nga Prishtina u kërkohen nga 6 euro për ekskurzion në Podujevë, ankohen prindërit

- Advertisement1-

Nxënësve të shkollës “Nazim Gafurri” në Prishtinë u është kërkuar të paguajnë 6 euro për një ekskurzion në Podujevë, ku kanë vizituar kompleksin memorial “Zahir Pajaziti”, për ku, në kushte normale, bileta njëdrejtimëshe kushton vetëm 50 centë.

T7 ka raportuar se për këtë ekskurzion, nxënësit paguan nga 6 euro dhe në total kjo shëtitje kushtoi 1,320 euro.

- Advertisement -

Por, kjo shumë e parave po ju duket e lartë prindërve të tyre.

Kjo dëshmohet edhe përmes një mesazhi që njëri prind, e ka dërguar në redaksinë e T7.

Njëjtë mendojnë edhe disa prindër të tjerë, të cilët para kamerave nuk kanë dashur të pronocohen.

Por, prapa tyre e pohojnë se 6 euro është shumë e lartë për një eskursion të tillë.

Në anën tjetër, nga drejtoria e shkollës “Nazim Gafurri” nuk e mohojnë idenë e organizimit të një eskursion të tillë.

Megjithatë, ata e mohojnë faktin që shkolla t’u ketë kërkuar nxënësve një shumë të tillë.

- Advertisement -rrrrrrr

Gjatë të premtes, televizioni ka dërguar pyetje edhe në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prishtinë, për t’i pyetur nëse ky institucion ka pasur koordinim me shkollën “Nazim Gafurri” për organizimin e këtij eskursioni, mirëpo të njëjtit, nuk kanë kthyer përgjigje.

Sipas informacioneve të televizionit, bileta njëdrejtimshe, nga kryeqyteti deri në Orllan, lokacioni ku gjendet kompleksi Memorial “Zahir Pajaziti”, kushton vetëm një euro e 50 cent./t7/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...