Nxënësja e Gjimnazit të Shkencave Natyrore “Sami Frashëri” në Prishtinë, Zemër Mehani, ka arritur një sukses të rëndësishëm në fushën e gjuhës gjermane, duke fituar vendin e parë në garën “Schreibwettbewerb im Rahmen der Tage der deutschen Sprache”.
Gara është organizuar nga Ambasada Gjermane dhe Goethe-Institut dhe ka përfshirë nxënës të klasave 10–12 nga shkolla të ndryshme.
Sipas njoftimit të shkollës, ky vlerësim erdhi si rezultat i përkushtimit, punës së vazhdueshme dhe talentit të nxënëses në gjuhën gjermane, duke përfaqësuar me sukses Gjimnazin “Sami Frashëri”.


Nga shkolla kanë vlerësuar se arritje të tilla dëshmojnë potencialin dhe nivelin e lartë të nxënësve të saj, ndërsa Zemër Mehanit i kanë uruar suksese të mëtejshme në rrugën akademike.