E diel, 19 Janar, 2025

Nxënësja Zana Murseli, semimaturantja e vetme në Bistricë të Mitrovicës

- Advertisement1-

Rruga që e bën për në shkollë nuk është aktiviteti i vetëm që 14-vjeçarja Zana Murseli e bën e vetme gjatë një dite.

Zana është nga fshati Bistricë e Mitrovicës dhe është nxënësja e vetme e klasës së nëntë në shkollën e mesme të ulët “Kadri Bistrica” në këtë fshat, raporton Kiks Kosova.

- Advertisement -

Gjashtë orë mësimore në ditë ajo i zhvillon e vetme vetëm me mësimdhënësit, pa asnjë shok a shoqe të klasës.

Zana thotë se bashkë me mungesën e shokëve e shoqeve, ndjen edhe mungesën e një mendimi ndryshe brenda klasës.

Si nxënëse e klasës së nëntë, ajo shpeshherë e ndien edhe mungesën e konkurrencës, gjë e cila, sipas saj, do ta shtynte më tepër drejt thellimit në mësimet që merr gjatë ditës.

Kanë mbetur edhe pak javë gjer te dita kur Zana do të përshëndetet nga shkolla e saj, në të cilën ka ndjekur mësimet për 9 vjet, dhe për të nisur një rrugëtim tjetër në shkollën e mesme të lartë.

Dhe kjo gjë asaj i sjell gëzim e huti njëkohësisht, pasi Zana ka frikë nga ajo që e pret në të mesmen.

Ajo nuk e di se si do të shkojë e sa gjatë do t’i marrë asaj që të ambientohet në një klasë, ku nuk do të jetë më nxënësi i vetëm.

- Advertisement -rrrrrrr

Arbenita Peci-Cena është mësuese e klasës së parë në këtë shkollë dhe këtë vit ajo dha mësim vetëm për një nxënës.

Dhe kjo, sipas saj, ka sfidat e veta sa i përket socializmit; e para vjen si pasojë e mungesës së klasave parashkollore në shumicën e fshatrave, gjë që ndikon te fëmijët e klasave të para, e problemi thellohet kur që në klasën e parë ata janë të vetmuar pa asnjë shok.

Si çdo problem që ka anët pozitive, edhe mësimdhënësja Arbenita Peci-Cena është e të njëjtit mendim, pasi, sipas saj, metodat e mësimnxënies bëhen më të lehta.

Fakti se shumë shkolla kanë mbetur me nga një nxënës në klasa, kryesisht lidhet me zhvendosjen e popullsisë nga zonat rurale drejt qyteteve, migrimin dhe uljen e natalitetit në përgjithësi.

Drejtoresha e shkollës së mesme të ulët “Kadri Bistrica”, Rudina Salihu, shkolla e së secilës ka vetëm 16 nxënës, për KIKS-in ka rrëfyer sfidat e drejtimit të një shkolle, ku numri i nxënësve vazhdon të bie nga viti në vit.

Duke qenë se për disa vite punoi edhe si mësimdhënëse në këtë shkollë, Salihu ka theksuar se problemi më i madh qëndron kur duhet të realizohen temat që kanë të bëjnë me punën në grupe, e të cilën nuk mund ta realizojnë asnjëherë. /Klankosova.tv

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...