Gjimnazi i Specializuar Matematikor ka njoftuar se nxënësja Venera Gashi është shpërblyer me mirënjohje nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë për suksesin e arritur në Olimpiadën Komunale të Kimisë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Gjimnazi i Specializuar Matematikor
22. 04. 2025
Mirënjohje për nxënësen Verena Gashi!
Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë ndau sot një mirënjohje për nxënësen Verena nga Gjimnazi i Specializuar për Matematikë, për suksesin e arritur në Olimpiadën Komunale të Kimisë.
Këtë Mirënjohje e ndau Zt. Samir Shahini, drejtor i DKA-së, në prani të drejtores së shkollës Znj. Fahrije Latifi Retkoceri, prof. Leutrim Kika si dhe prindit të Verenës.
Me përkushtim, dije dhe pasion për shkencën, Verena na përfaqësoi denjësisht dhe na bëri krenarë!
Urime Verena – e ardhmja është e ndritur për të rinjtë si ti!