Nxënësja Sumeja Hajrizaj nga Mitrovica me inteligjencë të rangut “Shumë superior”

- Advertisement -

Nxënësja Sumeja Hajrizaj, ka treguar nivel të inteligjencës në rangun më të lartë “Shumë superior” në vlerësimin nga Instituti ATOMI, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Të dashur mësimdhënës, prindër dhe nxënës të shkollës Model “Ismail Qemali”, dëshirojmë të ndajmë me ju një sukses të jashtëzakonshëm që ka arritur nxënësja jonë e dalluar Sumeja Hajrizaj.

Pas identifikimit dhe propozimit nga ana e mësueses Flutura Hamza Azemi, është bërë testimi dhe vlerësimi i nxënëses në fjalë në Institutin ATOMI, ku e njejta ka treguar nivel të inteligjencës në rangun më të lartë “Shumë superior”.

Ne si shkollë i urojmë nxënëses Sumeja Hajrizaj suksese të mëtutjeshme si dhe e vlerësojmë lartë punën e mësueses Flutura Hamza Azemi si dhe të Institutit ATOMI- i cili merret me identifikimin dhe përkrahjen e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme!

- Advertisement -