E diel, 19 Janar, 2025

“Nxënësja sot kthehet në shkollë, rasti i parë që do të lejohet të mbajë mbulesën në gjimnazin ‘Bedri Pejani’ në Pejë

- Advertisement1-

Nxënësja me inicialet A.D e cila ishte pezulluar nga mësimi, sot pritet të kthehet në gjimnazin “Bedri Pejani”, për të vijuar sërish mësimin e rregullt.

Imami Labinot Maliqi ka njoftuar për kthimin e saj, derisa thotë se kjo dot ë jetë nxënësja e parë në historinë e këtij gjimnazi, që lejohet të mbajë mbulesën, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -

“Pas njoftimit të prindit të nxënëses A.D., duke më dhanë lajmin e shumëpritur, konfirmimi përkatës më erdhi gjithashtu edhe nga drejtoria e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë se, nxënësja e larguar nga shkolla për shkak të mbulesës më 2 Shtator, do të kthehet sot në bankën e saj për të vijuar mësimin e rregullt. Kjo nxënëse do të jetë e para në historinë e këtij gjimnazi (nga pas lufta) që lejohet të mbajë mbulesën. Le të jetë ky rasti i fundit i largimit të vajzave tona nga shkolla për shkak të mbulesës”, thotë ai.

Maliqi shkruan tutje se “Pas ndërhyrjes mbështetëse që ka bërë Ministria e Arsimit për kthimin e kësaj nxënëseje në shkollë me mbulesë, duke qenë edhe vet institucioni i bindur se një ndalesë e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, Ligjin per Arsim dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nuk ka më asnjë kuptim që të vazhdojë ndalesa për “Bartjen e Uniformës Fetare” në shkollat e mesme, e paraparë në Udhëzimin Administrativ”.

“Prandaj, kërkoj nga Ministrja e Arsimit, znj. Arbërie Nagavci, që ndalesën në fjalë ta shfuqizojë ose ta rishikojë sa më parë, duke e sqaruar se mbulesa nuk është një uniformë fetare dhe, si e tillë, nuk duhet të jetë pengesë për vajzat që të kenë qasje të barabartë në arsim”, shton tutje ai.

Imami po ashtu ka shkruar se drejtori i DKA-së në Komunën e Pejës, Naser Gegaj, si dhe drejtori i gjimnazit “Bedri Pejani,” Musa Nikqi, duhet t’i kërkojnë falje publike nxënëses A.D., të cilën e larguan nga shkolla duke e penguar me vetëdije në të drejtën e saj për të pasur qasje në arsim.

Ndryshe, vajza me inicialet A.D ishte larguar nga autoritet e shkollës më 2 shtator. Largimi i saj nga mësimi kishte nxitur shumë reagime, ndërsa nga Prokuroria Themelore e Pejës kishin njoftuar se janë duke hetuar nëse ky veprim përmban ose jo elemente të veprës penale: shkelje e të drejtave të njeriut./Telegrafi/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...