Nxënësja Sofia Ahmeti shkëlqen në Olimpiadën Republikane të Kimisë, renditet e para

- Advertisement5 -

Nxënësja Sofia Ahmeti nga Shkolla e Mesme e Mjekësisë në Pejë ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në fushën e dijes, duke u renditur e para në Olimpiadën Republikane të Kimisë (niveli shtetëror), e mbajtur më 25 prill 2026 në Kosovë.

- paragrafi 1 -

Ajo ka arritur rezultatin maksimal prej 44 pikësh, duke dëshmuar përgatitje të lartë profesionale dhe përkushtim të vazhdueshëm në lëndën e kimisë.

- Advertisement - M1

Ky sukses vjen pas një arritjeje të mëhershme të rëndësishme, ku më 11 maj 2024, Sofia Ahmeti kishte fituar Vendin e Parë dhe Medaljen e Artë në garën ndërkombëtare “Knowledge Competition”, duke siguruar gjithashtu një bursë të plotë trevjeçare.

Arritjet e saj përbëjnë një dëshmi të qartë të cilësisë së arsimit dhe përkushtimit të nxënësve në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Pejë, si dhe një motivim për gjeneratat e reja që synojnë rezultate të larta në garat e dijes.