Shuara Hashani, nxënëse e shkollës “Motrat Qiriazi”, në Prizren është renditur e para në Kosovë për art, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
✨ Kur talenti shpërblehet me triumf: Nxënësja jonë Shuara Hashani, e para në Kosovë për art!
Shkolla jonë SHFMU “Motrat Qiriazi” po përjeton një moment të jashtëzakonshëm krenarie! Nxënësja e klasës së VIII-të, Shuara Hashani, ka rrëmbyer vendin e parë në Kosovë në garën për ndërgjegjësimin ndaj pasojat e duhanpirjes, duke u vlerësuar maksimalisht nga komisionet e DKA-Prizren dhe Prishtinës.
Piktura e Shuarës është një manifest i fuqishëm vizual që gërsheton tri shtyllat e kësaj problematike:
Pasojat Shëndetësore: Tymi i zi që pushton trurin dhe pacienti në respirator dëshmojnë humbjen e shëndetit.
Pasojat Ekonomike: Monedhat e shpërndara dhe paratë nën zinxhirë simbolizojnë gllabërimin e buxhetit familjar.
Pasojat Sociale: Ndërtesat e zymta gri dhe izolimi i figurave pasqyrojnë ftohtësinë dhe distancimin social.
”Përmes penelit tim, kam dashur të tregoj se duhani është një zinxhir që të prish lirinë, shëndetin dhe mirëqenien,” thotë autorja Shuara Hashani.
Urime Shuarës për këtë sukses të madh kombëtar! Shkolla jonë krenohet me ty!
