Nxënësja e klasës së katërt në SHFMU “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë, Rozi Ymer, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në edicionin e 13-të të Festivalit të Këngës për Fëmijë “Mollëkuqet”, duke fituar vendin e parë në këtë ngjarje artistike, shkruan AlbanianEducation.net.
Me interpretimin e këngës “Zëri i Pianos”, Rozi ka mahnitur jurinë dhe publikun, duke u vlerësuar me çmimin prestigjioz “Mikrofoni i Artë”, një nga çmimet kryesore të festivalit.
Nga SHFMU “Xhavit Ahmeti” kanë shprehur krenarinë për arritjen e nxënëses së tyre, duke e vlerësuar këtë sukses si dëshmi të talentit, përkushtimit dhe punës së vazhdueshme në fushën e artit.
Komuniteti shkollor i ka uruar Rozit suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj artistik, duke shprehur bindjen se ajo do të vazhdojë të përfaqësojë denjësisht shkollën dhe vendin në skena të tjera muzikore.

