Nxënësja Rina Uka nga Fushë Kosova fiton dy çmime në festivalin e muzikës në Paris

- Advertisement5 -

Rina Uka, nxënëse e shkollës “Daut Bogujevci” nê Fushë Kosovë ka fituar dy çmime në Festivalin Ndërkombëtar
” THE FESTIVAL BRIDGES IN PARIS” 2024 në Francë 🇲🇫 me mbi 500 garues nga e gjithë bota, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - M1

Rina Uka, një YLL🌟 muzike, që çdo ditë po rritet në skenat tona dhe ato ndërkombëtare.🎙🎶

Në Festivalin Ndërkombëtar
” THE FESTIVAL BRIDGES IN PARIS” 2024 në Francë 🇲🇫 me mbi 500 garues nga e gjithë bota, Rina🇽🇰 mori dy çmime, ku zuri Vendin e Dytë për Interpretim Live, 🏆dhe Çmimin me këngën” Shqip, shqip” 🏆🏅me muzikën dhe orkestrimin nga Hysni Klinaku.

Eksperienca e saj është një shembull frymëzimi për të gjithë ne dhe një dëshmi e talentit të përhapur në mesin e nxënësve tanë.

- Advertisement - m2

Rina, nxënëse e klasës VI/3 na bën të ndihemi krenarë dhe të motivuar të vazhdojmë të mbështesim talentet dhe ëndrrat e nxënësve tanë në të gjitha fushat.

Festojmë këtë arritje të jashtëzakonshme dhe e përgëzojmë nxënësen tonë për suksesin e saj të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare të muzikës.

Gjithmonë suksese Rina Uka!

FB IMG 1715802644871 1

FB IMG 1715802649866

FB IMG 1715802647486