Nxënësja Riga Syla shpallet kampione në garën ndërkombëtare të shkencës



nder titull

- Advertisement5 -

Nxënësja Riga Syla, e klasës 3/1 në shkollën “Daut Bogujevci”, në Fushë Kosovë ka shënuar një sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke u shpallur fituese e vendit të parë në World Youth Science Competition 2026, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të shkollës, bëhet fjalë për një garë ndërkombëtare online në lëndën e Shkencës, e organizuar për nxënës të shkollave fillore nga vende të ndryshme të botës. Gara është zhvilluar në gjuhën angleze dhe ka testuar njohuritë, aftësitë dhe kompetencat shkencore të pjesëmarrësve.

- Advertisement - M1

Bazuar në rezultatet zyrtare të publikuara nga organizatorët, Riga Syla është shpallur CHAMPION, duke zënë vendin e parë në kategorinë e saj dhe duke përfaqësuar me sukses shkollën dhe Kosovën në këtë kompeticion ndërkombëtar.

ns

Në reagimin e saj, shkolla “Daut Bogujevci” e ka cilësuar këtë arritje si dëshmi të përkushtimit, talentit dhe punës së vazhdueshme të nxënëses, duke theksuar se suksese të tilla janë motivim për të gjithë komunitetin shkollor.

- Advertisement - m2

Shkolla i ka uruar Rigës suksese të reja në rrugëtimin e saj arsimor dhe në garat e ardhshme, duke vlerësuar se ky rezultat e bën krenar të gjithë kolektivin e SHFMU “Daut Bogujevci”.

Shqip | English