Shkolla “Eqrem Qabej”, në Mitrovicë ka njoftuar se nxënësja Riga Idrizi nga klasa 4/3, është kualifikuar në finalen e madhe ndërkombëtare të garës së gjuhës angleze Hippo English Without Borders – the Contest 2026, e cila do të mbahet në Itali, shkruan AlbanianEducation.net.
Pas shpalljes së rezultateve në Prishtinë, Riga arriti këtë sukses të madh falë përkushtimit, punës së vazhdueshme dhe talentit të saj në gjuhën angleze, duke u renditur ndër më të mirat në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare.

Njoftimi i shkollës:
Me shumë krenari ndajmë lajmin se nxënësja jonë, Riga Idrizi nga klasa 4/3, është kualifikuar në finalen e madhe ndërkombëtare të garës së gjuhës angleze Hippo English Without Borders – the Contest 2026, e cila do të mbahet në Itali! 🇮🇹
Pas shpalljes së rezultateve në Prishtinë, Riga arriti këtë sukses të madh falë përkushtimit, punës së vazhdueshme dhe talentit të saj në gjuhën angleze, duke u renditur ndër më të mirat në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare.
I urojmë shumë suksese të mëtejshme Riges në finalen në Itali dhe jemi të bindur se ajo do të na përfaqësojë denjësisht! 🌟