Nxënësja Rejana Krasniqi me sukses në letërsi, krenari për Pagarushën

- Advertisement5 -

Shkolla “Vesel Pagarusha” në Pagarushë shpreh mirënjohjen dhe krenarinë për nxënësen e talentuar Rejana A. Krasniqi, e cila, me prejardhje nga Pagarusha dhe banim në Malishevë, vijon mësimet në shkollën “Ibrahim Mazreku”.

- paragrafi 1 -

Rejana ka dëshmuar talent të jashtëzakonshëm në letërsi dhe poezi, duke botuar librin e saj “Rimat e mia magjike”.

- Advertisement - M1

Ky sukses është një dëshmi e përkushtimit, punës së palodhur dhe dashurisë për artin, duke bërë krenar familjen, shkollën dhe komunitetin e Pagarushës dhe Malishevës.

Në një veprim bujar, Rejana i dhuroi shkollës 10 tituj librash, duke pasuruar bibliotekën dhe frymëzuar nxënësit e tjerë për krijimtari dhe dijeni.

Shkolla “Vesel Pagarusha” e përgëzon Rejanën për këtë arritje dhe i uron suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj krijues.

- Advertisement - m2

nx 2