Nxënësja Reina Shatrolli, e klasës VIII-5 në shkollën “Jeronim de Rada” në Ferizaj, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në garën e matematikës “Atomi”, duke u renditur në mesin e 30 nxënësve më të mirë nga e gjithë Kosova.
Pas një rrugëtimi 10-mujor dhe tri raundeve sfiduese të kësaj gare, e cila identifikon dhe promovon nxënësit me aftësi të larta në matematikë, Reina ka dëshmuar talent dhe përkushtim të veçantë, duke arritur shkallën e inteligjencës 149.
Ky rezultat e pozicionon atë ndër nxënësit më të dalluar në nivel vendi, duke përfaqësuar me sukses shkollën “Jeronim de Rada” dhe qytetin e Ferizajt.

Nga shkolla kanë uruar nxënësen për këtë arritje të rëndësishme, duke i dëshiruar suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj akademik.