E diel, 23 Shkurt, 2025

Nxënësja qan teksa flet për shokët e humbur në aksidentin tragjik

- Advertisement1-

Nxënësit dhe mësuesit e shkollës fillore “Ismail Qemali” në Çair të Shkupit kanë marshuar sot në nder të 5 nxënësve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.


Në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, ata vendosen lule për 45 viktimat e aksidentit tragjik të 23 nëntorit.

- Advertisement -

Një nxënëse teksa fliste për humbjen shokëve, u përfshi nga vaji.

Kërkoi që nxënësit dhe të gjithë familjarët e të humburve të mos zhyten në detin e pikëllimit, pasi siç tha, ai nuk ka fund.

“Jeta është me të vërtetë një enigmë e pazgjidhshme. Sjell qaste të gëzueshme si dhe qaste pikëllimi. Por, ja që zoti deshi të na sprovojë me një ngjarje të trishtueshme, e cila po na duket të gjithëve joreale. Në kujtim të këtyre nxënësve, në kujtim të këtyre të rinjve, që humbën jetën tragjikisht, dua t’ju them gjithë moshatarëve të mi: Dhimbja dhe vaji do të jenë gjithmonë prezent në zemrat tona, e vetmja gjë që mban gjallë këta fëmijë, janë kujtimet të cilat na lidhin me to. Andaj, mos u zhytni në detin e pikëllimi, sepse nuk i dihet fundi! Përpiquni të mbani veten të fortë dhe të unifikojmë forcën tonë së bashku”, tha nxënësja./Tv21

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...