Nxënësja Nisa Ismaili nga Prishtina fiton medaljen e bronztë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM



nder titull

- Advertisement5 -

Një tjetër sukses i jashtëzakonshëm për nxënësit nga Kosova vjen nga arena ndërkombëtare e shkencës.

- paragrafi 1 -

Nisa Ismaili, nxënëse e klasës së shtatë në shkollën “Dardania” në Prishtinë, ka fituar medaljen e bronztë (vendin e tretë) në kategorinë e shkencës në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM.

- Advertisement - M1

Në këtë garë prestigjioze morën pjesë nxënës nga 56 shtete të botës, duke e bërë arritjen e Nisës edhe më të veçantë. Suksesi i saj dëshmon përkushtimin, talentin dhe potencialin e të rinjve nga Kosova në fushën e shkencës.

Ky rezultat përfaqëson një krenari për shkollën “Dardania”, familjen dhe gjithë komunitetin arsimor, duke shërbyer si frymëzim për nxënësit që synojnë të arrijnë suksese në garat ndërkombëtare.

gz

Shqip | English