E diel, 19 Janar, 2025

Nxënësja nga Vushtrria, Tuana Grabovci, prezantoi robotin në garat shtetërore të Fizikës

- Advertisement1-

Sot, më 25 shkurt 2023, në SHF “Abdyl Frashëri” në Prizren, u mbajtën garat shtetërore nga lënda e Fizikës, të organizuara nga Shoqata Kosovare e Fizikës, në të cilat gara morën pjesë edhe nxënës nga shkollat e Vushtrrisë: SHFMU ”Emin Duraku” Novolan, SHFMU- Pestova, SHFMU- Nedakoc dhe nga Gjimnazi “Eqrem Çabej” Vushtrri.

Atje, nxënësja e Gjimnazit “Eqrem Çabej” në Vushtrri, Tuana Grabvoci, ishte ndër të vetmet që prezantoi projektin e saj me robot, bazuar në ligjet e Paskalit dhe Arkimedit.

- Advertisement -

Prezantimi u bë para prof.dr. Sadik Bekteshit, drejtoreshës së DKA-së në Prizren, Televizionit Besa dhe para të gjithë mësimdhënësve e nxënësve pjesëmarrës.

Nxënësit garues ishin të shoqëruar nga zyrtarë të DKA-së, drejtorë të shkollave dhe profesorë të fizikës nga Vushtrria.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...