Nxënësja nga Peja, Meridijana Lajqi, ka promovuar librin e saj të parë me titull “Copë Shpirti”, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës “Xhemajl Kada” në Pejë:
Në ambientet e shkollës sonë, nxënësja e klasës VIII/5, Meridijana Lajqi, promovoi librin e saj të parë me titull “Copë Shpirti”.
Jemi krenarë për suksesin dhe talentin e saj në fushën e letërsisë. Ky është një shembull i bukur se si puna, përkushtimi dhe dashuria për shkrimin shndërrohen në arritje të veçanta.
Drejtoria dhe stafi i shkollës i urojnë Meridijanës suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj krijues.
