Nxënësja nga Mitrovica testohet nga ATOMI dhe rezulton se ka inteligjencë të lartë

- Advertisement5 -

Shkolla Fillore “Abdullah Shabani” në Mitrovicë njofton se nxënësja e klasës së tetë të kësaj shkolle, Rajana Vinarci është testuar për nivelin e inteligjencës nga Instituti “Atomi” dhe ka rezultuar se ka “potencial intelektual shumë superior”.

- paragrafi 1 -

Shkolla tutje njofton se nxënësja Rajana do të vazhdojë në faza të mëtutjeshme të testimit nga Instituti i njohur në vend.

- Advertisement - M1

Njoftimi i plotë i shkollës:

Shkolla jonë përsëri dëshmohet si shkollë që vazhdon të zbulojë nxënës me aftësi të veçanta!

Me përkrahjen e shkollës, iniciativen e kujdestares/mësimdhënëses së kimisë, Arjeta Hyseni, nxënësja Rajana Vinarci (klasa VIII/2) udhëzohet për testim nga instituti “ATOMI” për të treguar nivelin e inteligjencës së saj.

- Advertisement - m2

Pas testimit të nxënëses nga ky institut morëm përgjigjen se Rajana rezultoi me potencial intelektual shumë superior dhe ka kaluar me sukses fazën e dytë të testimit që deri më tash ka qenë grupor dhe do të vazhdoj fazën e tretë të testimit individual ku do të garoj që të siguruar finalen.

Rajana, të lumtë dhe suksese në vazhdimin e garës!
(

Publikimi i raportit nuk është i lejuar nga instituti “ATOMI”)