Nxënësja e klasës së 8-të, Asija Vitaku nga Mitrovica, ka përfaqësuar Kosovën në Florida (SHBA), duke fituar vendin e dytë në Matematikë dhe vendin e tretë në Kodim në kuadër të Olimpiadës Amerikane.
Kjo nuk është hera e parë që ajo ngrit flamurin e Kosovës, por kësaj radhe përtej Oqeanit Atlantik.
Gjatë qëndrimit në SHBA, nxënësit kanë zhvilluar aktivitete shkencore, përfshirë edhe vizita në NASA.

