Nxënësja e gjimnazit “Frang Bardhi” nga Mitrovica, Argjenda Trepça, do ta përfaqësojë Kosovën në garat e fizikës në Tokio të Japonisë.
Nënkryetari Komunës, Arian Tahiri, së bashku me drejtoreshën Drita Kadriu, takuan aktivin e mësimdhënësve të fizikës dhe nxënësit të cilët arritën rezultate të shkëlqyeshme në garat e nivelit të shkollave prej nga vijnë, në nivelin komunal dhe në garat në nivel të Republikës.
Nga klasët e IX, nxënës fitimtarë janë: Sumeja Ujkani ( SHFMU “Harun Beka), Azra Vitaku dhe Diar Bunjaku (SHFMU “Eqrem Çabej”);
Nga klasët e X nxënës pjesëmarrës në garat shtetërore janë Diellona Muli dhe Tringa Rrahmani (SHMLM “Dr. Xheladin Deda) dhe Fatjeta Shala (SHMT “Arkitekt Sinani”
Klasët e XI- ta nxënës fitues janë nxënësit Argjenda Trepça (Gjimnazi “Frang Bardhi” ), Anil Sahiti (SHMLT “Arkitekt Sinani) dhe Xheneta Gllogovci ( SHMLM “Dr. Xheladin Deda).
Nxënësja Argjenda Trepça, e klasës së XI, do ta përfaqësojë vendin tonë në një garë ku marrin pjesë edhe nxënës tjerë nga 90 shtete tjera.