E premte, 20 Shtator, 2024

Nxënësja Era Thaqi pranohet me bursë të plotë në dy top universitete botërore – Princeton University dhe Brown University

- Advertisement1-

Nxënësja Era Thaqi është pranuar me bursë të plotë në dy universitetet të cilat konsiderohen ndër 10 univesitetet më të mirat në SHBA (dhe në botë), Princeton University dhe Brown University, për inxhinieri kompjuterike, shkruan Albanian Education.

Njoftimin e ka dhënë Shoqata kosovare e Fizikës përmes një njoftimim në Facebook.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Një email i cili na arriti dje në Shoqatë që tregon për arritjet e shkëlqyeshme të nxënëses Era Thaqi me shumë kënaqësi po e ndajmë me ju
“E nderuar Shoqate,

Shpresoj që ky email të ju gjejë mirë. Mes këtij email dëshiroj të ju njoftoj personalisht se jam pranuar në dy Ivy League Universities me bursa të plota në: Princeton University dhe Brown University, për inxhinieri kompjuterike.

- Advertisement -rrrrrrr

Në të njëjtën kohë, dëshiroj të shpreh një falenderim të sinqertë për Shoqatën për mbështetjen që më keni dhënë gjatë këtyre dy viteve për garat e fizikës. Garat kanë qenë një ndihmë e madhe në zhvillimin tim në këtë fushë. Gjithashtu, kurset e organizuara vitin e kaluar dhe këtë vit, kanë qenë shumë të dobishme për mua, sidomos pjesa eksperimentale, që më ka ndihmuar të shoh pjesën teorike në praktikë. Suksesi dhe njohuritë e fituara në garat e fizikës më kanë ndihmuar shumë gjatë aplikimit në universitetet në SHBA.

Ju uroj të gjithë të mira dhe ju falenderoj sërish për gjithë mbështetjen, inkurajimin dhe ndihmën që më keni dhënë.

Me respekt,

Era”

Me këtë rast, SHFK ju uron pranimin me bursë të plotë në këto dy universitete të cilat konsiderohen ndër 10 univesitetet më të mirat në SHBA (dhe në botë) që kanë dhënë nobelistë si: Davisson, Compton, Feynman, Weinberg etj në fizikë dhe shumë nobelistë dhe shkencëtarë të famshëm të fushave tjera: matematikë, shkenca kompjuterike, kimi mjekësi etj dhe të dëshirojmë shumë suksese në studime me bindje se ato do të jenë të njëpasnjëshme.

Besojmë se talenti, puna, angazhimi dhe sukseset tua do të jenë udhërrëfyes edhe për gjeneratat më të reja.

Në fund edhe ne ju falenderojmë për vlerësimin e punës sonë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...