- Advertisement1-
Çështja e vajzave me shami që nuk po lihen të mësojnë lirshëm nëpër shkolla shkaku i një Udhëzimi Administrativ të para gati një dekade vazhdon të prodhojë lajme vazhdimisht. Kësaj here kishim një rast interesant në Ferizaj.
Gazetarja Besarta Hoti u lajmërua se një vajzë me shami madje kishte qenë edhe me përcjellje policore. Asaj nuk i ishte lejuar vijimi i rregullt i mësimeve, derisa siç rrëfen edhe vetë kujdestarja e klasës edhe e kishte larguar nga ora e mësimit.
- Advertisement -
Gazetarja has në korridor të shkollës mu në prindin e saj dhe në zv. drejtorin që po debatonin me njëri-tjetrin.
Për ta parë se çka ndodhi ju ftojmë ta ndiqni videon e mëposhtme: