Adela Kukaj, nxënëse e Shkollës Fillore “Dëshmorët e Qëndresës II”, me përkushtim dhe sukses ka kaluar raundin e parë të garës ndërkombëtare Euroasian Spelling Bee.
Ajo do të vazhdojë garën në dy raundet e ardhshme të kësaj sfide prestigjioze, duke përfaqësuar denjësisht shkollën dhe komunën e Drenasit.
Një falënderim i veçantë shkon për mësimdhënësin e gjuhës angleze, Liman Halilaj, për mbështetjen dhe përkushtimin e tij të vazhdueshëm.
I urojmë Adelës shumë suksese në vazhdim!