Nxënësja mitrovicase, Erina Parduzi, fiton medaljen e argjendtë në garat ndërkombëtare të Matematikës

- Advertisement -

Edhe një sukses i jashtëzakonshëm për nxënësen e shkollës “Abdullah Shabani” në Mitrovicë.

Nxënësja Erina Parduzi, ka arritur një sukses të madh duke fituar medaljen e argjendtë në testin e Matematikës në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM.

- Advertisement -

Si rezultat i këtij suksesi, Erina është kualifikuar për të marrë pjesë në Grand Finalen e Olimpiadës STEM, e cila do të mbahet në Barcelona, Spanjë.

Kjo arritje dëshmon përkushtimin, talentin dhe punën e palodhshme të Erinës , e cila vazhdon ta bëjë krenarë familjen, shkollen dhe vendin me sukseset e saj.

- Advertisement -

Poashtu një mirënjohje dhe vlerësim për arsimtaren e matematikës Leonida Kelmendi, e cila është e gatshme çdoherë t’u ofrojë nxënësve mësim shtesë në mënyrë që rezultatet të jenë sa më të larta./ Jepi zë.