Mirjeta Hasani, nxënëse e shkollës “Andon ZakO Çajupi” në Vushtrri është shpërblyer me vendin e parë në garën e shkrimit “Schreibwettbewerb im Rahmen der Tage der Deutschen Sprache 2026”, në kategorinë “Shkollë publike, klasa 6–9”, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi nga shkolla “Andon ZakO Çajupi” në Vushtrri:
Një arritje që na bëri jashtëzakonisht krenarë!
Nxënësja e shkollës sonë, Mirjeta Hasani, është shpërblyer me vendin e parë në garën e shkrimit “Schreibwettbewerb im Rahmen der Tage der Deutschen Sprache 2026”, në kategorinë “Shkollë publike, klasa 6–9”.
Me talentin, përkushtimin dhe kreativitetin e saj, Mirjeta u dallua ndër shumë pjesëmarrës, duke dëshmuar njohuri dhe aftësi të shkëlqyera në gjuhën gjermane.
Ky sukses paraqet një motivim dhe krenari për gjithë shkollën tonë, si rezultat i punës dhe angazhimit të vazhdueshëm në procesin mësimor.
Urime Mirjeta! Të dëshirojmë edhe shumë suksese dhe arritje në të ardhmen.
Drejtoria e shkollës shpreh mirënjohje dhe falënderim për mësimdhënësen Teutë Berisha për përkushtimin dhe kontributin e saj në këtë sukses.