E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Nxënësja Loresa Peci nga Veriu i Mitrovicës: Mësojmë në kontejner, dimrit është ftoftë

- Advertisement1-

Rruga që shpien drejt dy kontejnerëve të montuar në një cep të rrugës në lagjen “Kodra e Minatorëve” në veri të Mitrovicës nuk e shpërfaq asnjë shenjë dalluese se aty pranë ndodhet një shkollë.

Kontenjerët pa asnjë logo për tash e 23 vjet kanë shërbyer si hapësira ku kanë zhvilluar procesin mësimor nxënësit shqiptarë të lagjes së qytetit të ndarë nga lumi Ibër.

- Advertisement -

Ndonëse kanë thënë të jenë mësuar me kushtet e pamjaftueshme për mësim, disa nga nxënësit e shkollës “Aziz Sylejmani” kanë theksuar si problematikë të veçantë ndikimin nga kushtet atmosferike.

“Unë jam në klasën e gjashtë. Kjo nuk është aq shkollë e madhe, është kontejner. Nuk duket edhe aq si shkollë. Jemi katër nxënës, jemi pak vetë në gjithë klasën…. Dimrit këtu është ftoftë, e verës është shumë nxehtë”, ka thënë Loresa Peci, nxënëse në klasën e gjashtë.

Flamur Gacaferi, drejtor i shkollës, e ka ndërlidhur me çështje politike mungesën e një objekti të ri shkollor për nxënësit shqiptarë të lagjes “Kodra e Minatorëve” në veri të Mitrovicës, të cilët për më se 23 vjet mësimin e vijojnë në dy kontejnerë të improvizuar.

“Kemi bërë kërkesa të vazhdueshme, qysh nga viti 2000 e këndej, por ky është problem politike. E edhe numri i nxënësve është i vogël”, ka vlerësuar Gacaferi.

Në Ministrinë e Arsimit kanë thënë se tashmë është bërë planifikimi për ndërtimin e një shkolle të re, porse procesi ka ngecur, shkaku që nuk është ndarë një lokacion. /KOHA/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....