Nxënësja Lina Jashanica zë vendin e tretë në garën e esesë në Vushtrri

- Advertisement5 -

Shkolla “Liria” në Strofc të Vushtrrisë ka njoftuar se nxënësja e tyre, Lina Jashanica, ka zënë vendin e tretë në Komunën e Vushtrrisë në garën e esesë të organizuar nga Njësiti Komunal për të Drejtat e Njeriut, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

NË SHKOLLËN TONË HYN NXËNËS I ZAKONSHËM DHE DEL ARTIST

Lina Jashanica, nxënëse shembullore e shkollës sonë, ka zënë vendin e tretë në Komunën e Vushtrrisë në garën e esesë të organizuar nga Njësiti Komunal për të Drejtat e Njeriut.

Menaxhmenti i shkollës sonë uron nxënësen e talentuar për këtë arritje, si dhe inkurajon të gjithë nxënësit të zhvillojnë shkathtësitë e tyre të shkrimit dhe të angazhohen më shumë në aktivitetet krijuese.

- Advertisement -

Gjithashtu, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë ndaj mësimdhënësit të Gjuhës shqipe për angazhimin e tij të palodhur në mbështetjen dhe zhvillimin e kompetencave të nxënësve.

GËZUAR 1 QERSHORIN, FËMIJË TË ÇMUAR!

FB IMG 1717270163821