E diel, 23 Shkurt, 2025

Nxënësja Lenë Osmani nga Gjilani shpallet pingpongistja më e mirë në Kosovë

- Advertisement1-

Lenë Osmani, pingpongiste gjilanase, e cila është fituese e shumë medaljeve, kupave e mirënjohjeve në Kosovë dhe në gara ndërkombëtare, është shpallur pingpongistja më e mirë në Kosovë për kategoritë U17 dhe U19.

Ajo është nxënëse e shkëlqyeshme klasës XII-6 në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, shkollë të cilës i ka sjellë disa herë vende të para nga garat komunale, rajonale, shtetërore dhe ndërkombëtare.

- Advertisement -

Kjo talente e madhe e sportit të pingpongut, ka qenë laureate e dyfishtë në ngjarjen kryesore të vitit, organizuar nga Federata e Pingpongut të Kosovës, ku u shpallën sportistët më të mirë për vitin 2023. Lenë Osmani shpallet sportistja më e mirë për vitin 2023 në dy kategori – U17 dhe U19, që është një e arritur e madhe e saj.

“Jam shumë e lumtur për këtë vlerësim që më është bërë dhe besoj se këtë e kam merituar, ngase për të arritur një gjë të tillë kam punuar shumë, kam derdhur shumë mund e djersë, që ekipin tim dhe vendin tim t’a përfaqësojë në mënyrën sa më të mirë”, thotë kjo sportiste e madhe, të cilën e pret një karrierë edhe më e ndritur.

Sukseset e Lenë Osmanit, gjithashtu i bëjnë të lumtur edhe trajnerët e saj, gjithashtu edhe prindin Feat Osmani, nga i cili i mësoi hapat e parë me topin nga celuloidi e i cili është edhe trajneri i saj.

Ndryshe Feat Osmani është trajner i ekipit KPP Prishtina, kurse Lenë Osmani është lojtarja kyçe në këtë ekip.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....