Nxënësja Lediona Bytyqi fiton medalje bronzi në ‘Einstein Olympiad’ – kualifikohet për finalen në Berlin

- Advertisement5 -

Nxënësja Lediona Bytyqi nga fshati Semetisht, e cila vijon mësimet në shkollën “Hasan Prishtina”, ka arritur një sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare të matematikës, duke fituar Medaljen e Bronzit në garën prestigjioze Einstein Olympiad – Matematikë 2026, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Falë këtij rezultati të shkëlqyer, Lediona është kualifikuar për Finalen Ndërkombëtare të Olimpiadës, e cila do të mbahet në Berlin të Gjermanisë nga 26 deri më 30 tetor 2026.

- Advertisement - M1

Ajo do të përfaqësojë Kosovën së bashku me nxënësit më të dalluar nga vende të ndryshme të botës.

714443203 2812132112503492 5429284425328053162 n

Ky sukses vlerësohet si rezultat i talentit, përkushtimit dhe punës së vazhdueshme të nxënëses, duke sjellë krenari për familjen e saj, mësuesit, shkollën “Hasan Prishtina”, fshatin Semetisht dhe gjithë komunitetin arsimor në Kosovë.

- Advertisement - m2

Pjesëmarrja në finalen ndërkombëtare përbën një mundësi të rëndësishme për prezantimin e potencialit të të rinjve kosovarë në një nga garat më të njohura të matematikës në nivel global.

712306509 1699877551152972 1631826395570512965 n

Urime Lediona Bytyqi për këtë arritje të jashtëzakonshme dhe suksese të mëtejshme në finalen e Berlinit. 🌟🏅🇽🇰🇩🇪

 

Shqip | English