Nxënësja Lauresa Xhosha publikon librin “Në kufijtë mes ëndrrës dhe betimit”

- Advertisement -

Në shkollën e mesme të Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda” po rritet një zë i ri poetik që premton shumë në letërsinë shqiptare.

- paragrafi 1 -

Nxënësja e klasës 11/2, Lauresa Xhosha, ka botuar librin e saj më të fundit me titull “Në kufijtë mes ëndrrës dhe betimit” — një vepër që, siç tregon vetë autorja, ngjan më shumë me një ditar personal sesa me një përmbledhje poezish, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Në këtë libër, Lauresa shpalos ëndrrat, betimet dhe përkushtimin e saj për të ecur përpara në jetë, duke u përballur me çdo sfidë me vendosmëri e guxim. Ajo shprehet se për frymëzim ka pasur figurën e njohur të Ana Frank, ditari i së cilës ka frymëzuar miliona lexues në mbarë botën.

Kjo nuk është vepra e parë e Lauresës — ajo ka të botuara edhe libra të tjerë poetikë dhe është anëtare e disa shoqatave të shkrimtarëve, ku vazhdon të zhvillojë talentin e saj letrar.

- Advertisement -

Drejtoria e shkollës “Dr. Xheladin Deda” i uron Lauresës suksese të mëtejme në rrugëtimin e saj krijues dhe arsimor, duke besuar se emri i saj do të dëgjohet edhe më gjerë në botën e poezisë.