Nxënësja Kiana Obërtinca fiton vendin e parë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës

- Advertisement5 -

Një sukses i jashtëzakonshëm ndërkombëtar vjen nga nxënësja Kiana Obërtinca, e cila ka arritur të fitojë Vendin e Parë në garën prestigjioze Turkic International Mathematical Olympiad – TIMO 2026.

- paragrafi 1 -

Kiana, nxënëse e klasës IV/5, u dallua mes pjesëmarrësve nga shumë vende të botës, duke dëshmuar talent të spikatur, përkushtim dhe përgatitje të lartë në fushën e matematikës. Fitorja e saj e rendit atë në mesin e më të mirëve në këtë kompeticion ndërkombëtar.

- Advertisement - M1

Falë këtij rezultati të shkëlqyer, ajo ka siguruar kualifikimin për fazën e radhës të garës, e cila do të mbahet në Azerbajxhan, ku do të përfaqësojë me krenari Kosovën në arenën ndërkombëtare.

642800726 1362801092318504 5393604564451224724 n

Ky sukses vjen si rezultat i punës së palodhshme dhe përkushtimit të saj të vazhdueshëm, si dhe mbështetjes profesionale nga mësimdhënësja e saj, Elenë Stublla.

- Advertisement - m2

Arritja e Kianës përbën një shembull frymëzues për bashkëmoshatarët e saj dhe një dëshmi se talenti dhe puna e vazhdueshme shpërblehen me rezultate të larta edhe në nivel ndërkombëtar.